Ceki

Ceki

Things to do - general
Country Ceki

Culture and history info

Çekia (çekisht: Česko), zyrtarisht Republika Çeke (çekisht: Česká republika), është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga Gjermania në perëndim, Austria në jug, Sllovakia në lindje dhe Polonia në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Praga. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke.

Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët. Në vitin 1004, Dukata u njoh zyrtarisht si pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, duke u bërë Mbretëria e Bohemisë në vitin 1212, dhe duke arritur shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e 14-të. Mbreti i Bohemisë sundonte jo vetëm Boheminë, por edhe zona të tjera, të cilat së bashku formonin të ashtuquajturën Kurorë të Bohemisë, dhe ai kishte një votë në zgjedhjen e Perandorit të Shenjtë Romak. Në luftërat Hussite të shekullit të 15-të yhvilluaraar nga Reformimi Bohemian, mbretëria u përball me embargo ekonomike dhe mundi pesë kryqëzata të shpallura nga udhëheqësit e Kishës Katolike Romake dhe të organizuara kryesisht nga perandori dhe prijësit e Perandorisë së Shenjtë Romake.

Pas Betejës së Mohács në vitin 1526, e gjithë Kurora i Bohemisë u integrua gradualisht në Monarkinë Habsburge së bashku me Arkdukatën e Austrisë dhe Mbretërinë e Hungarisë. Revolta Bohemiane Protestante (e viteve 1618-1620) kundër Habsburgëve katolikë, çoi në Luftën Tridhjetëvjeçare, pas së cilës monarkia konsolidoi sundimin e saj, riimponoi katolicizmin, dhe miratoi një politikë të gjermanizimit gradual. Me shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, Mbretëria Bohemiane u bë pjesë e Perandorisë Austriake dhe gjuha çeke provoi ringjalljen e saj si pasojë e nacionalizmit përhapur romantik. Në shekullin e 19-të, tokat çeke u bënë fuqia industriale e monarkisë dhe më pas ishin bërthama e Republikës së Çekosllovakisë, e cila u formua në vitin 1918, pas rënies së Perandorisë Austro-Hungareze, pas Luftës së Parë Botërore.

Çekosllovakia u pushtua nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, dhe u çlirua në vitin 1945 nga forcat sovjetike dhe amerikane. Shumica e banorëve gjermano-folës u dëbuan pas luftës dhe në këtë mënyrë vendi humbi pakicën e tij të madhe dhe karakterin e tij dygjuhësh. Partia Komuniste e Çekosllovakisë fitoi zgjedhjet e vitit 1946. Pas grushtit të shtetit, të vitit 1948 Çekosllovakia u bë një shtet komunist një-partiak nën ndikimin sovjetik. Në vitin 1968, rritja e pakënaqësisë ndaj regjimit arriti kulmin në një lëvizje reformiste të njohur si Pranvera e Pragës, e cila përfundoi në një pushtimin e udhëhequr nga sovjetikët. Çekosllovakia mbeti e pushtuar deri në Revolucionin e Kadifenjtë të vitit 1989, kur regjimi komunist u rrëzua dhe një republikë parlamentare shumëpartiake u formua. Më 1 janar 1993, Çekosllovakia u shpërbë në mënyrë paqësore, që çoi krijimin e dy shteteve të pavarura të Republikës Çeke dhe Sllovakisë.

Republika Çeke është një vend i zhvilluar me një ekonomi të avancuar, me të ardhura të larta dhe standard të lartë jetese. Republika Çeke gjithashtu renditet si vendi i 10-të më paqësor. Ajo është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, NATO, OECD, OSBE dhe Këshillit të Europës.

Unfortunately there are no accommodations at this location at the moment.

Viti Ri në Vienë dhe Pragë

Viti Ri në Vienë dhe Pragë

Ceki
?? ? …Viti Ri në Vienë dhe Pragë …?? ? #vacationsmood #goingaway #viennacity, #pargalove More info
Viti Ri në Vienë dhe Pragë

Viti Ri në Vienë dhe Pragë

Ceki
 …Viti Ri në Vienë dhe Pragë … #vacationsmood #goingaway #viennacity, #pargalove#wemakeo More info

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.