General

 … Mali I Zi… 

Viti i Ri në Ulqin, –  #3Ditë#109euro personi !!!
Akomodimi : #3dite
Transporti : Individual …
#newyear #montenegro #vacations #perfecttimeoftheyear #goingaway#holidaysarecomming . . 
================================================
Hotel Continental 4* – #2netë = #109europersoni 

 


Ne cmim perfshihet : 
– Fjetje 2 Netë
– Mëngjeset
– Darka Speciale e Vitit të Ri më 31 Dhjetor dhe 1 Janar.
– Muzië live dhe Pije të përfshira.
-OPSIONALE: Shtesë €20 për Transportin Vajtje Ardhje.
=================================================
Në pagesë nuk janë përfshirë:
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
OPSIONALE: Shtesë €20 për Transportin Vajtje Ardhje.
===============================================
Per rezervime dhe informacion me te detajuar na kontaktoni:
Facebook
Instagram
+35542205622
+355696134737/+355696561019
fly_travel_1@hotmail.com

Activities

Ulqini  është qytet bregdetar në jugun e Malit të Zi, i cili laget nga Deti Adriatik. Është një pikë turistike e rëndësishme dhe qyteti me rrethinën e tij posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore.

Ulqini është themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga ilirët. Në vitin 163 p.e.s. u pushtua nga Perandoria Romake dhe pas ndarjes së perandorisë i takon Perandorisë Bizantine. Gjatë mesjetës ishte nën udhëheqjen sllave dhe pastaj nën atë të Balshajve. Në këtë kohë ishte qendër e rëndësishme e pushtuesve të rinjë. Më 1405 u morr nga Republika e Venedikut e pasaj më 1571 nga Perandoria Osmane. Në Ulqinin osman jetoi vitet e fundit të jetës edhe "mesia i rremë", Sabataj Cevi. Më 1880 e pushton Principata e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Ulqini do të përjetoj edhe epokën e tij të artë, që u ngrit nga turizmi i nivelit të lartë.

Ulqini është qendra e Komunës së Ulqinit dhe e bashkësisë shqiptare në Mal të Zi. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Ulqini numëron 10,707 banorë, ndërsa komuna numëron 19,921 banorë.

 

 

Gjografia 

Ulqini gjendet në pjesën jugore të Malit të Zi dhe është qyteti më jugor i tij. Qyteti laget nga Deti Adriatik dhe lartësia e tij mbidetare është rreth 7 metra. Në veriperendim dhe veri ka masive malore dhe kodrinore kuse në juglindje dhe lindje të tij gjenden fusha pjellore, në të cilat kultivohen pemë dhe perime të ndryshme. Në afërsi të Ulqinit gjendet Liqeni i Shasit, të cilin ornitologët e quajnë "miniatura e liqenit të Shkodrës", i pasur me peshq dhe zogj uji, si dhe Fusha e Shtoji, tërheqje e veçantë në bregdetin Adriatik për gjahtarë. Si pasuri tjetër hidrografike është edhe Lumi Buna.

 

 

Klima

Ulqini karakterizohet me variantin Adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacionin subtropikal. Ulqini ka klimë të përshtatshme dhe nga ky aspekt mundë të krahasohet me qendrat më të njohura turistike të Mesdheut. Temperatura mesatare gjatë vitit është 16 °C. Muaji më i ftohtë është janari me një mesatare prej 8.6 °C e më i nxehti është korriku me mesatare 26 °C. Mesatarja ditore e temperaturës e matur në ora 13 është 18.5 °C Mesatarja e temperaturës se ajrit sipas stinëve te vitit është: në dimër 9.6 °C, në pranverë 14.5 °C, në verë 24.4 °C dhe në vjeshtë 17.5 °C. Temperatura maksimale absolute është 38.5 °C në korrik ndërsa temperature absolute minimale është -8.4 °C në janar.

Available departures

Unfortunately, no places are available on this tour at the moment